Dior me koleksion të ri në Paris

Imazhet e qëndisjeve tradicionale dhe pikturat me lule zbukuruan muret në vendngjarjen ku u prezantua koleksioni i ri i Dior në Paris.
Ky koleksion u prezantua në kuadër të javës së modës që u hap atje, dhe Dior tregoi përkrahje për Ukrainën.
Ambientin e rregulloi artistja ukrainase Olesia Trofymenko. Një pamje si kjo ishte edhe pikë nisjeje për punën e disenjatores Maria Grazia Chiuri e cila këtë sezon në atleienë e saj iu kthye punës me fije peri e gjilpërë.
Dior në një deklaratë për media ka bërë të ditur se ky koleksion që përfshinë veshje me qëndisje, të cilin e punoi sipas stilit të veshjeve të Evropës Lindore, është një mesazh për dialog kulturor dhe përkrahje të Ukrainës.
Veshjet e modës apo cilësisë së lartë janë pjesë e traditës së vjetër parisiene. Ato janë veshje që kushtojnë shumë, që do të thotë se janë për gratë e pasura të botës.
Në radhë të të ftuarve në këtë ngjarje mode ishin Naomi Watts e Sigourney Weaver./21Media

Back to top button