Hovenier mbledh për të dytën herë ekipin e unitetit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka ftuar ekipin e unitetit në takim për të dytën herë, ku mysafir ishte edhe ish-këshilltari i Ahtisaarit, tani nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës, Kai Sauer.
Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka shpërndarë një fotografi nga takimi dhe ka thënë se mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë.
Hoxhaj ka theksuar se Kosova u është mirënjohës përgjithmonë dy miqve për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare.
Për takimin ka njoftuar edhe ambasadori amerikan në rrjetet sociale./21Media