Dior po shet çdo tre sekonda një shishe me aromën e Depp
Pavarësisht se çfarë vendimi shpallet në lidhje me gjyqin mes Johnny Depp dhe Amber Heard, është e pamohueshme që karriera filmike e yllit të Pirates of the Caribbean u ndikua nga akuzat dhe beteja e vazhdueshme gjyqësore me ish-gruan e tij.
Duke u thënë kështu, kur bëhet fjalë për “botën e aromave”, duket se Depp është i popullarizuar si kurrë më parë, nëse jo më shumë, pasi është zbuluar se Dior ka shitur një shishe Sauvage – parfumin ku është fytyra e aktorit – çdo tre sekonda në vitin 2021.
Kjo madje e bën Sauvage parfumin më të shitur si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në ato femra.
“Ata shesin një shishe të aromës së tij ‘Sauvage’ çdo 3 sekonda. Me 160 dollarë shishe, kjo është mbi 4.5 milionë dollarë në ditë në shitje”, thuhej në njoftim./21Media