Rusia thotë se Lyman është nën kontrollin e saj të plotë
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se qyteti në rajonin e Donetskut ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse.
”Pas veprimeve të përbashkëta të njësive të policisë së Republikës Popullore të Donetskut dhe forcave të armatosura ruse, qyteti i Lyman është çliruar tërësisht nga nacionalistët ukrainas”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.
Të premten, Ukraina tha se Rusia kishte kapur pjesën më të madhe të Lyman dhe se forcat e saj po avanconin në Sloviansk, një qytet në jugperëndim.
Lyman është strategjikisht i rëndësishëm sepse jep akses në urat e rëndësishme hekurudhore dhe rrugore mbi lumin Siversky Donets./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?