Diplomojnë kadetët e FSK-së

Në Ferizaj sot diplomojnë kadetët e FSK-së

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2017, të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të FSK-së. Ceremonia e diplomimit mbahet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes  në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së nga afër do ta përcjellin ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant, Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor, Giovanni Fungo, etj./21Media

Back to top button