Parashikimi i motit për sot

Maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me diell.

Sipas IHMK-së temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet 16-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 4m/s”, thuhet në  njoftimin nga IHMK.

Nga dita nesërme IHMK paralajmë ron se do të ketë ulje të temperaturave maksimale për 5-6 gradë./21Media

Back to top button