Tensionet Kosovë-Serbi, diplomatja e lartë e SHBA-së vizitë në Kosovë dhe Serbi

Shefja e lartë e zhvillimit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara, Samantha Power, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë këtë javë për t’u takuar me udhëheqësit e dy vendeve, ndërsa liderët e SHBA-së dhe Evropës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis tyre.

Asociated Press raporton se vizita e Power po bëhet me “qëllim të uljes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Samantha Power, po shkon në Serbi dhe Kosovë këtë javë për t’u takuar me udhëheqësit atje, ndërsa liderët e SHBA-së dhe Evropës po punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet midis këtyre dy ish-armiqve të luftës në një kohë kur tensionet janë rritur”, shkruan AP.

Back to top button