Lirohet nga detyra drejtoresha e Inspektoratit në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka liruar sot nga detyra drejtoreshën e Inspektoratit, Florentina Osmani. Lirimi nga detyra e Osmanit, sipas njoftimit, është bërë me kërkesë të saj, për shkak të angazhimeve të tjera profesionale.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.

“Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë. Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster. Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë”, thuhet në njotimin e Zyrës për marrëdhënie me media dhe informim./21Media

Back to top button