“Disa deputetë të PDK-së ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë por jo edhe Veseli”
Sherifi ka thënë se ishin të sigurtë që do t’i arrinin 61 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë
Bilall Sherifi nga NISMA në “Click” të RTV21 ka thënë se një numër i mirë i deputetëve të PDK ishin të gatshëm ta rrëzojnë Qeverinë mirëpo jo edhe Veseli dhe drejtuesit tjerë të PDK-së, shkruan rtv21.tv
Sherifi tha se ideja e mocionit të NISMA-s ka ardhur pikërisht sepse ishin të bindur se duke pasur mbështetjen e disa deputetëve të opozitës, të deputetëve të pavarur dhe disa të PDK-së do ia arrinin të rrëzonin Qeverinë.
Ndryshe dje në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës u votua lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, i cili mori 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, që mundësoi që mocioni për mosbesimin e Qeverisë të kalojë dhe sot presidenti i Kosovës ka caktuar zgjedhjet të cilat do të mbahen 11 qershor./21Media