Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

 

Pa ujë sot kanë mbetur disa lagje të Prishtinës. Sipas një njoftimi nga Ujësjellësi Rajonal, si pasojë e kësaj është dëmtimi në linjën Badovc-Prishtinë.

Në njoftim theksohet se kjo është ndër arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë, por edhe ndër më të vjetrat në funksion.

“Mbëmë rreth orës 24:00 , kemi pasë dëmtim të linjës TM Badovc Prishtinë, linja e Çelikut DN 600 mm. Për fat të keq kjo linjë është nga më të vjetrat në funksion, por njëkohësisht është edhe një nga arteriet kryesore të furnizimit të qytetit me ujë duke përfshirë në degëzimin fillestar për Gracanicën, pastaj Hajvalinë, Veternikun e mbi të gjitha Prishtinën me zonat e Matit, Bregu i Diellit dhe Aktashi një pjesë”, thuhet në njoftim.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit së bashku me drejtoren teknike njoftohet se që nga mbrëmë janë në terren duke punuar në alternativë tjetër për të furnizuar zonat e sipërme të Bregut të Diellit, zona që kohët e fundit kanë pasur probleme me furnizim me ujë./21Media

Back to top button