Në veturë me 4 sirianë për në Kosovë, arrestohet 68-vjeçari

 

Një 68-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shqipërisë pasi u kap në Pikën Kufitare të Morinës me 4 shtetas sirianë në automjetin e tij.

Ai do të ndihmonte sirianët kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

68-vjeçari u arrestua nga Specialistët për Hetimin e Trafikimeve të Paligjshme në DVP Kukës.

“Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin tip “Benz”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë. Shtetasi T. H., do t’i ndihmonte shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme”, informon policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./oranews

Back to top button