Disa lagje të Prishtinës mbeten pa ujë

Lagjja Pejton, Dardani dhe një pjesë e Lakrishtës dhe Kalabrisë kanë mbetur pa ujë të pijes kjo për shkak të dëmtimit të gypit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
Bëhet e ditur se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim./21Media 

Back to top button