Në spitalet e Kosovës po trajtohen 11 pacientë me Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 39 pacientë, 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë më post-Covid.
ShSKUK njofton se 10 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 1 pacient.
Në Kosovë aktualisht janë 311 rasteve aktive me Covid-19./21Media 

Back to top button