Disa mënyra të shkëlqyera për të përdorur sheqerin

 
Dihet mirë se konsumimi i tepërt i sheqerit nuk është aspak i shëndetshëm. Por sot do të ndajmë me ju disa këshilla se si ta përdorni sheqerin ndryshe dhe me rezultat shumë përfitues.
Për plagët

Hulumtimet tregojnë se sheqeri i grimcuar i spërkatur në plagë lehtëson shërimin kur antibiotikët dhe metodat e tjera të trajtimit nuk ndihmojnë.
Skrab buzësh

Lyejeni gishtin në ujë dhe më pas në sheqer të grimcuar. Masazhoni butësisht buzët me lëvizje rrethore. Kjo metodë do të jetë një shpëtimtare nëse keni buzë të thata ose të krisura.
 Skrab fytyre

Përgatitni një përzierje prej 1 lugë gjelle sheqer, 1 lugë gjelle miell orizi dhe 1 lugë gjelle qumësht. Aplikojeni në fytyrën tuaj të pastër dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore për 5 minuta. Lëreni të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kjo maskë do ta bëjë lëkurën tuaj më të pastër dhe më të lëmuar.
Skrab trupi

Ky është një nga pastrimet më të thjeshta që mund ta përgatisni në shtëpi lehtësisht. Pastron lëkurën tuaj me shumë delikatesë pasi grimcat e ngurta të sheqerit shkrihen përfundimisht në lëng.
Si ta përgatisni:
1. Përzieni 3 lugë vaj vegjetal (mundësisht vaj ulliri) dhe 4 lugë sheqer.
2. Aplikojeni skrabin në trupin tuaj me lëvizje të buta rrethore dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Pastrim perfekt eksfolues për këmbët tuaj

Një përzierje e sheqerit dhe vajit të mentes e bën pastrimin perfekt eksfolues për këmbët tuaja. Sheqeri largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe vaji hidraton dhe zbut thembrat tuaja.
Pastrues duarsh

Nëse i keni bërë duart me vaj motori ose diçka tjetër që nuk hiqet lehtësisht, sheqeri do të vijë në shpëtim edhe një herë. Mjafton ta përzieni me ndonjë vaj dhe të lani duart me këtë kombinim.
Pastrues i njollave

Sheqeri mund të përdoret gjithashtu për të hequr gjurmët e barit. Thjesht spërkatni njollën me sheqer dhe lëreni për 40-60 minuta. Rezultati do të jetë një surprizë e bukur.
 Mbajtje e luleve të freskëta

Sheqeri gjithashtu mund të ndihmojë në mbajtjen e luleve të freskëta: shtoni 3 lugë gjelle sheqer dhe 2 lugë uthull në ujë do t’i ujisni lulet. Sheqeri është i mirë për kërcellet dhe uthulla do të parandalojë rritjen e baktereve.
Për pickimin e insekteve

Pas një pickimi të grenzës, aplikoni një copë sheqer në zonën e prekur. Do të ndihmojë në nxjerrjen e helmit dhe parandalimin e ënjtjes./21Media

Back to top button