Disa pjesë të Kosovë do të mbesin pa rrymë pas reshjeve të mbrëmshme

Probleme me energjinë elektrike do të ketë në disa rajone të Kosovës të premten për shkak të kushteve atmosferike.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) në një postim në Facebook, ka thënë se për shkak të erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që kanë përfshirë vendin gjatë natës, disa dalje janë jashtë funksionit.

“Të nderuar konsumatorë, Për shkak të kushteve atmosferike-erërave të forta, të shoqëruara me shi e borë, që përfshinë vendin tonë gjatë natës së kaluar, disa Dalje janë jashtë funksionit. Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Ferizaj e Peja janë rajonet më të prekura. Derisa në shumicën e këtyre rajoneve gjendja vazhdon të mbetet pa ndryshime të mëdha, ekipet e KEDS-it gjatë natës dhe që nga orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhen në terren dhe po punojnë vazhdimisht për rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në këto rajone, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, ka shkruar KEDS në Facebook. /21Media

Back to top button