Disa prej të ftuarve nuk i erdhën në darkën e organizuar në Strasburg, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi një numër i të ftuarve nuk kishin ardhur në darkën që kishte shtruar misioni i Shqipërisë në Strasburg të mërkurën mbrëma.
“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë, kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por, është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!”, shkroi Rama në Twitter.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbrëmë majti një fjali në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, e ku kishte kërkuar të hidhen poshtë akuzat e bëra ndaj ish-krerëve të U{K-së nga Dhomat e Specializuara./21Media

Back to top button