Vdiq një kosovar pas përleshjes me thikë në Itali

Një 45 vjeçar nga Kosova ka vdekur si pasojë e përleshjes me thikë në qarkun e Fierës në Itali.
Sipas mediumit italian TGCOM24, viktima është goditur disa herë me thikë dhe për shkak të plagëve nuk ka arritur që të mbijetojë. Ndërsa, bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur disa persona që janë përfshinë në përleshje.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse siç raporton mediumi në fjalë nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të ndodhur pak ditë më parë në afërsi./2Media

Back to top button