Disa qytetarë nga Deçani dyshojnë se u helmuan nga uji

Disa banorë nga komuna e Deçanit sot kanë ngritur dyshime se janë helmuar nga uji. Prandaj, në lidhje me këtë rast KRU ”Hidrodrini”, në Deçan ka bërë një njoftim ku ka apeluar banorët e fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, të mos e konsumojnë ujin deri në njoftimin e radhës.
”Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ”Hidrodrini”-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme”, është bërë e ditur në postimin  e KRU ”Hidrodrini”.
Gjithashtu, kjo e fundit e ka përmendur që një gjë e tillë mund të mos ketë ardhur nga uji, prandaj apeli për kujdes ndaj banorëve mbetet në fuqi derisa të kthehen analizat e ujit./21Media

Back to top button