Dy të rinj nga Kosova vdiqën gjatë kësaj jave në Slloveni

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni sot ka informuar se dy të rinj nga Kosova kanë vdekur gjatë javës që po e lëmë pas.
19 vjeçari Ilirjan Bytyqi ka vdekur në një aksident në punë, ndërsa 34 vjeçari Nazif Saramati ka vdekur mbrëmë në një aksident komunikacioni.
Ambasada i ka shprehur ngushëllime familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin, si dhe familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin.
“Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.”, është bërë e ditur në njoftimin e ambasadës./21Media

Back to top button