Disa rajone në Shkup sot pa rrymë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektroshpërndarës, pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Ilinden, ndërsa nesër një pjesë e komunave Zelenikovë dhe Qendër në Maqedoninë e Veriut.
Prej orës 10 deri në orën 12 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “19” dhe objektet pas ndërtesës komunale në lagjen Ilinden.
Ndërprerje të energjisë elektrike nesër prej orës 9:00 deri në orën 13:00 do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Gradovc në Zelenikovë.
Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 14:00 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e disa pjesëve të rrugëve “Vostaniçka”, “Partenij Zografski”, “Cërniçe”, “Dimitar Berovski”, “Sllavejko Arsov” dhe “Beogradska” në komunën Qendër, shkruan TV21./21Media

Back to top button