Tragjedi në një familje, babai vret dy djemtë dhe veten

Një akt dhune familjare në Glinde afër Hamburgut rezultoi në tre të vdekur.
Sipas policisë dhe prokurorisë publike të Gjermanisë, në një pallat banimi janë gjetur dy fëmijë të moshës 11 dhe 13 vjeç dhe një 44 vjeç, të cilët kanë mbetur të vrarë nga plagët me armë zjarri. Gjithashtu, një grua është plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve fillestare, katër personat janë anëtarë të një familjeje, transmeton rtv21.tv.
Sipas raportimeve të mediave, banorët dëgjuan të shtëna armësh në shtëpi të dielën vonë në mbrëmje. Policia ishte aty me një kontigjent të madh. Kur mbërritën shërbimet e urgjencës, dy fëmijët dhe burri 44 vjeçar ishin të vdekur.
Gruaja 38-vjeçare është dërguar në spital pasi ka marrë ndihmën e parë. “Bild” raporton se ajo është ende në koma artificiale, por tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Bild” dhe “Hamburger Abendblatt” raportojnë pa cituar burime se burri fillimisht ka qëlluar fëmijët dhe gruan dhe më pas ka bërë vetëvrasje.
Hetuesit fillimisht nuk dhanë asnjë informacion për rrjedhën e mundshme të ngjarjeve.
“Supozojmë se janë prindërit biologjikë dhe ata gjithashtu kanë qenë të martuar”, vazhdoi zëdhënësi, sipas dpa.
Hetuesit folën për një “prejardhje familjare” të mundshme të krimit, por nuk dhanë detaje./21Media

Back to top button