Disa të plagosur nga një sulm në Kabul

Një zyrtar i sigurisë dhe dy civilë janë plagosur pas një shpërthimi pranë ndërtesës së drejtorisë së inteligjencës afgane në Kabul.
Shpërthimi pranë Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë (NDS) ndodhi disa orë pas një shpërthimi me makinë bombë pranë një zone diplomatike të Kabulit ku mbetën të vrarë disa njerëz duke përfshirë sulmuesit, ndërsa një shpërthim tjetër që me sa duket kishte në shënjestër ministrin e mbrojtjes të Afganistanit, plagosi 10 persona.
Asnjë grup militant ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Situata në Afganistan është përkeqësuar pasi talibanët po e shfrytëzojnë tërheqjen e forcave të huaja nga ky vend për të marrë më shumë territor nën kontroll.
Gjatë ditëve të fundit është raportuar për luftime mes talibanëve dhe forcave qeveritare në shumë rajone të vendit.

Back to top button