Diskutime e përplasje të ashpra gjatë komisionit për rezerva, mbyllet takimi pa rezultat

(Lajm i përditësuar)


Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla ka mbajtur mbledhje rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.

Por kjo mbledhje rezultoi vetëm në diskutime e përplasje të ashpra nga pozita e opozita, ku kryetari, Rashit Qelaj u detyrua ta mbyllte takimin.


Qalaj-Hysenit: Asnjëherë nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, përfaqësuesi I LVV-së, Driton Hyseni dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë përplasur me njëri-tjetrin.

Hyseni ka kërkuar që të nënshkruhen marrëveshjet ndërkombëtare, gjë të cilës Qalaj e ka refuzuar.

Ai është shprehur se asnjëherë nuk do t’i votojë këto marrëveshje përderisa qeverisja po bëhet në mënyrë të tillë dhe se po injorohet zëri i opozitës.

“Nëse e dini se është e nevojshme nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk po i votoni në vendin ku duhet”, tha Hyseni.

“Nuk i votoj, kurrë nuk i votoj, qartë po të them kurrë nuk i votojë, se përderisa qeverisni në këtë mënyrë dhe injoroni zërin e opozitës kurrë nuk i votoj, hiç kurrë”, është shprehur Qalaj.

“Mos e ngrit tonin e zërit, je opozitë këtu, qytetarët ta kanë tregu vendin”, ia ktheu Hyseni.

Back to top button