Diskutohet për investime të Arabisë Saudite në Kosovë

Sipas Haradinajt, Kosova ka krijuar klimë të volitshme investuese dhe si destinacion atraktiv

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se në takimin me Këshillin e Odave Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite kanë biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe rreth investimeve e projekteve potenciale, që mund të bëhen në vendin tonë.

Sipas Haradinajt, sjelljet e investimeve të huaja janë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike.

”Kosova, ka krijuar tashmë klimë të volitshme investuese dhe si destinacion atraktiv, ofron mundësi të shumta për investimin e kapitalit të huaj”, është shprehur Haradinaj përmes një postimi në facebook./21Media

Back to top button