Mijëra qytetarë aplikojnë për kuponë fiskalë

Edhe disa orë do të qëndrojë i hapur afati për aplikim

Kanë mbetur vetëm edhe disa orë kur do të mbyllet afati për aplikim të rimbursimit me kuponë fiskalë për periudhën TM1 të vitit 2018 nga Administrata Tatimore e Kosovës

Pra, sot deri në orën 12:00 pas mesnate do të qëndrojë i hapur afati për aplikim. Deri më tani kanë aplikuar rreth 50 mijë qytetarë.

ATK-ja beson se ky numër do të rritet edhe më shumë gjatë ditës së sotme.

Ndryshe, fituesit potencial do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, mirëpo jo më shumë se njëqind (100) euro.

Numri minimal i kuponëve fiskalë të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250).

Back to top button