Diskutohet për zhvillimet në sektorin e bujqësisë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës ka zhvilluar një videokonferencë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, drejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Liam Breslin dhe me zëvendësdrejtorin e Njësisë së Ndihmës Para-pranimit, Marius Lazdinis, ku diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend, sfidat e sektorit si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe projektet përkrahëse ndaj sektorit në Kosovë.

Ministri Mustafa gjatë kësaj videokonference, i ka njoftuar përfaqësuesit e KE-së me objektivat dhe prioritetet e MBPZhR-së gjatë këtij mandati “duke veçuar përmirësimin e qeverisjes, efikasitetit dhe transparencës në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë për ta përgatitur për akreditim sipas standardeve të BE-së”, siç u shpreh ai.

Në anën tjetër, ai ka falënderuar Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për sektorët e ndryshëm në Kosovë, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e tij që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në mes të dy institucioneve.

Back to top button
close button