Pandemia rriti papunësinë në 14.7% në SHBA

Shkalla e papunësisë në SHBA është rritur në 14.7%, me 20.5 milionë persona të regjistruar si të papunë tek autoritetet, pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi ekonominë.

Kjo është rritja më e madhe e papunësisë prej periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930.

Për vetëm dy muaj, shkalla e papunësisë ka qenë 3.5 për qind, apo shkalla më e ulët për periudhë kaq të shkurtër kohore në 50 vjet, transmeton rtv21.tv.

“Ne e kemi futur ekonominë tonë në një gjendje kome të induktuar në mënyrë mjekësore, në mënyrë që ta shërojmë atë nga pandemia … dhe kjo ka çuar në humbjen më të madhe të vendeve të punës”, tha ekonomisti Erica Groshen, ish-kreu i Byrosë së Statistikave të Punës të qeverisë, i cili tani jep mësime në Universitetin Cornell.

Raporti nga Departamenti i Punës tregoi rënie në çdo sektor të ekonomisë.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Mbi 1.2 milionë persona janë infektuar derisa mbi 70 mijë pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi./21Media

Back to top button