Diskuton me kongresmenë amerikanë për situatën politike

Flasin për  zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi …

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi të mërkurën një takim pune me një delegacion anëtarësh të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Bob Goodlatte.

Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i SHBA-së.

Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend.

Back to top button