Kaloni te përmbajtja kryesore

Distria ia sjell Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Paris

(Lajm i përditësuar)

Distria ia sjell Kosovës medaljen e parë në Lojërat Olimpike në Paris

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi në finalen të Lojërave Olimpike Parisi 2024 është përballur me Diyora Keldiyorova në kategorinë 52 kilogramë.

28-vjeçarja kosovare arriti të fitojë medaljen e argjendtë, një sukses ky shumë i madh për sportin e Kosovës jo vetëm në xhudo, por edhe në përgjithësi.

Kjo është hera e parë që Kosova siguron medaljen e argjendtë në lojërat olimpike dhe e dyta kjo për Distrinë, pasi ajo kishte fituar një medalje të artë në garën e xhudos 48 kilogramë për femra në Lojërat Olimpike Verore 2020 në Tokio.


Keldiyorova, kundërshtare e Distrisë në finale

Në finalen e madhe, Distria Krasniqi, përballet me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.

Keldiyorova është bartëse e parë, ndërsa Distria bartëse e dytë e kategorisë deri 52 kilogramë.


Osmani: Kosova në finale! Forca Disi!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas kualifikimit në finale të xhudistes kosovare, Distria Krasniqi.

”Me të artën, drejt së artës. Kosova në finale! Forca Disi!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

KOSOVA ka tjetër medalje olimpike, Distria kualifikohet në finale

Kosova tashmë e ka të sigurt medaljen olimpike nga “Parisi 2024”. Këtë e bënë të mundur xhudistja Distria Krasniqi.

Distria  është në finale të kategorisë deri 52 kilogramë. Pra e ka të sigurt medaljen e argjendtë. Natyrisht ajo synon të artën dhe të shkruaj histori.


Atmosferë madhështore në garën e xhudos

Ka filluar blloku final në garën e xhudos në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Atmosfera në arenën ku po zhvillohen garat, Champ de Mars Arena, është madhështore.

Tashmë kanë nisur garat  e repesazhit te xhudistet. Pas pak Distria Krasniqi paraqitet në gjysmëfinale.

Në palestër janë mbi 8000 shikues./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button