Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Prix të Parisit

 
Ka përfunduar gara për xhudisten kosovare Distria Krasniqi në Grand Prix të Parisit, e cila i ka sjellë Kosovës edhe një tjetër medalje.
Krasniqi e ka siguruar medaljen e argjendtë në këtë garë, pasi që në finale u mposht nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.
Në garën deri te medalja e argjendtë, Distria në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti francezen Anais Mosdier.
Në çerekfinale, e arta olimpike e mposhti xhudisten nga Britania e Madhe Chelsie Giles, kurse në gjysmëfinale siguroi fitore kundër zviceranes Fabienne Kocher.
Me të arriturat e sotme, Distria Krasniqi arrin të fitojë edhe 700 pikë të reja olimpike.

Back to top button