Distria Krasniqi e artë në Jerusalem Masters 2022

Distria Krasniqi, për herë të katërt ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.
Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.
Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024.
Gara nisi sot, ku Distria dhe Nora të parat nisën ndeshjet e tyre.
Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti në vazhdime me 3 dënime për Ippon, amerikanen Angelica Delgado.
Në çerekfinale, Distria me 2 Wazaari për Ippon spanjollen, Ana Perez Box.
Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon polaken, Julia Kowalczyk.
Në çerekfinale, ajo humbi me Wazaari nga francezja, Sarah Leonie Cysique.
Distria tashmë në finale, ndeshet për medalje të artë kundër Chelsie Giles.
Ndërsa, Nora do të ndeshet për medaljen e bronztë kundër Mimi Huh./21Media

Back to top button