​Distria Krasniqi sportistja më e mirë e vitit 2022

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur Laueratët e Vitit 2022 duke shpërblyer sportistët më të mirë të vitit të kaluar, por edhe kombëtaret më të mira nga të dy gjinitë për sukseset e arritura gjatë vitit që lamë pas.
Sportistma më e mirë e vitit u shpall xhudistja Distria Krasniqi, kurse Shpëtim Bajoku u shpall sportisti më i mirë.
Çmimi si trajneri më i mirë i vitit i takoi trajnerit të xhudos Driton Kuka.
Më poshtë gjeni të gjitha çmimet e ndara në këtë ceremoni:
Shpresat olimpike:
Kiana Kryeziu-Skitari
Dardan Cena-Xhudo
Kombëtarja e vitit në kategorinë e femrave: Hendbolli
Kombëtarja e vitit në kategorinë e meshkujve: Futbolli
Çmimi special në konkurrencën e meshkujve: Futbollisti Vedat Muriqi
Çmimi special në konkurrencën e femrave: Boksierja Donjeta Sadiku
Trajneri i vitit 2022: Driton Kuka
Sportisti më i mirë i vitit 2022: Shpëtim Bajoku-boks
Sportistja më e mirë e vitit 2022: Distria Krasniqi-xhudo

Back to top button