Dita botërore e kursimit shënohet edhe në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore

Dita botërore e kursimit festohet si kujtim i kongresit të parë ndërkombëtar të kursimeve të mbajtur më 31 tetor të vitit 1924 në Milano.

Pjesëmarrësit në Kongres kanë qenë dakorduar se kursimi është shumë i nevojshëm për zhvillimin e njerëzimit.

Ky vendim ka qenë miratuar nga ana e 350 delegatëve nga 27 vende, të cilët paraqisnin rreth njëqind milionë kursime.

Për ta shënuar këtë ditë Banka Qendrore e Kosovës do të mbajë një aktivitet me nxënës të shkollës fillore, përmes së cilit do ta përcjellë mesazhin e rëndësisë së shprehisë së kursimeve.

Aktiviteti do të mbahet sot nga ora 10:00 në objektin e Bankës Qendrore.

Back to top button