Dita e 14-të, ngjarjet e fundit nga lufta Rusi-Ukrainë

Sot është dita e 14-të e luftës Rusi-Ukrainë.

Më poshtë ju sjellim një përmbledhje të shpejtë të zhvillimeve kryesore në 12 orët e fundit:

Ka pasur raportime për sirena ajrore të mërkurën në mëngjes në disa qytete të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev.
Të dy fazat e evakuimit nga qyteti verilindor i Sumy – i cili për ditë të tëra ka qenë nën granatimet e ashpra ruse – u përfunduan me sukses, tha Ukraina.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim të paprecedentë nga zyra e tij në Kiev për deputetët e Mbretërisë së Bashkuar.
Ai iu referua Winston Churchill, duke paralajmëruar Rusinë se “ne do të luftojmë në pyje, në fusha, në brigje, në rrugë”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi një ndalim të plotë të ShBA-së për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
OKB-ja tha se dy milionë refugjatë tani kishin ikur nga Ukraina.
McDonald’s, Starbucks dhe Coca-Cola u bënë kompanitë e fundit perëndimore që ndaluan punën e tyre në Rusi./21Media

Back to top button