Rusia shpall një tjetër armëpushim për civilët që të largohen nga qytetet

Moska ka shpallur një tjetër armëpushim humanitar për të lejuar civilët në qytetet nën sulm që të largohen, sipas raportimeve të mediave shtetërore ruse.

Korridoret do të vendosen përsëri për Kiev, Chernihev, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol në orën 10:00 me kohën lokale [07:00 GMT]. Është hera e tretë që Moska shpall një armëpushim – shumica e të cilëve kanë dështuar.

Dje, zyrtarët ukrainas thanë se arritën të evakuonin 5000 njerëz nga Sumy – evakuimi i parë i suksesshëm masiv, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Megjithatë, një përpjekje e ngjashme për ata në Chernihiv dështoi, sepse Rusia vazhdoi të bombardonte rrugën e daljes, pretendoi Ukraina./21Media

Back to top button