Dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Homazhe të shumta në Prekaz, nderohet sakrifica për liri e familjes Jashari
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, në gjithë Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare u bënë homazhe pranë varreve të të rënëve për lirinë e atdheut. Homazhe të shumta u bënë në kompleksin memorial në Prekaz. U nderua sakrifica për liri e familjes Jashari./21Media