Parashikimi i motit për nesër

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës informoi se dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht me diell, por do të jetë ftohtë.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5 m/s.”, bëri të ditur IHMK./21Media

Back to top button