Dita e fundit e votimit në rajonet e Ukrainës të kontrolluar nga Rusia

E marta është dita e fundit e një votimi për rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Rusia, të cilat qeveria në Kiev dhe aleatët e saj perëndimorë e hedhin poshtë.
Gati katër milionë njerëz nga rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk, dhe rajonet jugore të Kherson dhe Zaporizhzhia, po u kërkohet të marrin pjesë në qendrat e votimit dhe të votojnë në të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë, transmeton rtv21.tv.
Kjo vjen pas katër ditëve të votimit të parakohshëm, gjatë të cilave akuzat për frikësim u shumuan pasi zyrtarët zgjedhorë shkonin shtëpi më shtëpi të shoqëruar nga roje të armatosura.
Nëse Rusia merr këto rajone, që përbëjnë rreth 15% të territorit të Ukrainës, ajo mund ta çojë luftën në një nivel të ri dhe më të rrezikshëm, me Moskën që portretizon çdo përpjekje të Ukrainës për t’i rifituar ato si një sulm ndaj territorit të saj sovran./21Media

Back to top button