Kirill thotë se ushtarët rusë që vdesin në Ukrainë do të pastrohen nga çdo mëkat

Kreu i Kishës Ortodokse ruse, Patriarku Kirill, ka thënë se ushtarët rusë që vdesin në luftën kundër Ukrainës do të pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre.
“Ne e dimë se sot shumë po vdesin në fushat e luftës së brendshme. Kisha lutet që kjo betejë të përfundojë sa më shpejt, që sa më pak vëllezër të vrasin njëri-tjetrin në këtë luftë vëllavrasëse”, tha Kirill gjatë një kremtimi të Liturgjisë Hyjnore të dielën.
“Në të njëjtën kohë, Kisha e kupton se nëse dikush nxitet nga ndjenja e detyrës për të përmbushur betimin e tij në detyrë, ai i qëndron besnik thirrjes së tij dhe bën atë që i thotë detyra e tij. Dhe nëse, në kryerjen e kësaj detyre njeriu vdes, atëherë padyshim që ka bërë një vepër të barabartë me sakrificën. Ai po sakrifikohet për të tjerët. Jam i sigurt se një sakrificë e tillë i pastron të gjitha mëkatet që ka bërë njeriu”, tha shtoi ai.
Fjalët e Kirillit vijnë disa ditë pasi Putin njoftoi një ‘mobilizim të pjesshëm’ të menjëhershëm të qytetarëve, për të rekrutuar 300 mijë ushtarë të tjerë, duke përshkallëzuar pushtimin e tij në Ukrainë./21Media

Back to top button