Dita e parë e tetorit me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se në ditën e parë të muajit tetor, moti do të mbajë me diell dhe pjesërish me vranësira.

Sipas IHMKS-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button