Dita e shtatë e sulmit rus në Ukrainë

Sapo ka kaluar ora 15:00 në Kiev dhe beteja të ashpra po zhvillohen midis forcave ukrainase dhe ruse në të gjithë Ukrainën. Mijëra ukrainas, të rinj e të vjetër, po i përgjigjen thirrjes për të luftuar trupat ruse që pushtojnë vendin e tyre.
Çfarë ka ndodhur sot:
– Ka luftime intensive në veri, lindje dhe jug të vendit, me qytetet kryesore të Ukrainës, Kharkiv dhe Kherson, që janë shënjestruar nga artileria ruse.
– Një raketë goditi një lagje policie dhe një ndërtesë universiteti në Kharkiv mëngjesin e sotëm. Raportohet se kanë humbur jetën katër persona
– Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit port strategjik Kherson të Detit të Zi, por autoritetet lokale pretendojnë se qyteti është ende nën kontrollin ukrainas.
– Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të fshijë historinë e Ukrainës dhe vlerëson qëndrueshmërinë e ushtrisë ukrainase.
– Kryeministri Boris Johnson u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë më tej presionin ekonomik dhe mbështetjen për Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare.
– Pothuajse 700,000 njerëz janë larguar nga Ukraina. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë furnizime
– Çmimet e naftës dhe gazit me shumicë janë rritur ndjeshëm ndërsa pushtimi hyn në ditën e shtatë
– Atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Paralimpike të Pekinit , por si neutralë.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës./21Media

Back to top button