Dita e tetë e luftës në Ukrainë
Ndërsa agimi zbardh në ditën e tetë Ukraina vazhdon të përballet me agresorin rus.
Çfarë është e fundit?
– Forcat ruse kanë marrë kontrollin e portit kyç jugor të Khersonit, thonë zyrtarët lokalë. Është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që nga fillimi i pushtimit.
– Në orët e fundit, shpërthime të forta kanë tronditur Kievin dhe qytete të tjera.
– Por një zyrtar i mbrojtjes amerikane thotë se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit është “ngecur” për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit.
– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video natën vonë, duke lavdëruar guximin e qytetarëve në mbrojtjen e vendit të tyre.
– Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë është nisur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.
– Më shumë se një milion njerëz janë larguar tani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, thotë OKB, me numrin në rritje të shpejtë.
– Rusia ka pranuar për herë të parë se ka marrë viktima të rënda ushtarake gjatë sulmit të saj në Ukrainë, me 498 trupa të vrarë dhe 1597 të tjerë të plagosur./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?