Kolona ushtarake ruse mbeti në rrugë “pa karburant dhe ushqim”
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, John Kirby, qindra automjete të blinduara ruse që shkojnë për në Kiev aktualisht “mbeten të bllokuara” gjatë rrugës.
“Nga vlerësimet tona më të mira ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në 24 deri në 36 orët e fundit”, tha Kirby në një konferencë të Pentagonit të mërkurën.
Ai tha se vonesa mund të jetë për shkak të “rigrupimit të forcave dhe rivlerësimit të progresit që nuk kanë bërë dhe si të kompensojnë kohën e humbur”.
Ai shtoi se “sfidat e logjistikës dhe qëndrueshmërisë” dhe “rezistenca nga ukrainasit” janë gjithashtu faktorë.
Por gjithashtu raportohet se një kolonë masive me automjete ushtarake ruse pranë Kievit ka “ngecur” për shkak të mungesës së karburantit dhe ushqimit. Zyrtarët në rajonet që kanë rënë në duart e Rusisë kanë pohuar se trupat po plaçkisin supermarketet për furnizime dhe se ushqimet e ofruara atyre nga ushtria janë me afat të skaduar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?