Kaloni te përmbajtja kryesore

Dita e zgjedhjeve, pesë persona të ndaluar për vepra penale

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë ndaluar 5 persona të dyshuar për kryerje të veprave penale lidhur me të drejtat e votimit. Nga Prokuroria është bërë e ditur se janë raportuar 4  raste në rajonin e Prishtinës, 6 në rajonin e Prizrenit, 2 në rajonin e Pejës, 3 në të Ferizajt dhe dy raste në veri të Mitrovicës.

“Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona tjerë të liruar në procedurë të rregullt. Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit. Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje”, është thënë nga Prokurori i Shtetit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button