Dita ndërkombëtare e paqeruajtësve
Afër 200 mijë persona llogaritën si paqeruajtës
Me rastin e 29 majit, Ditës ndërkombëtare të paqeruajtësve, OKB-ja çdo vit përkujton paqeruajtësit që dhanë jetën në misione të ndryshme në botë.
Gjatë gjithë misioneve paqeruajtëse, numri i të rënëve është afër 4 mijë persona. Paqeruajtësit, që llogariten afër 200 mijë me mision në zona të ndryshme të botës, përballen me shumë rreziqe në zona të pasigurta, në operacione çarmatimi, në çminim të territoreve, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Organizata e Kombeve të Bashkuara është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?