Kaloni te përmbajtja kryesore

Parashikimi i motit në Shqipëri

Mesdita do të sjell rritjen e temperaturave

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në zonat juglindore të vendit ku shirat do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike, për pasojë i gjithë territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe varnësirave të lehta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button