Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, “Fjalët kundër korrupsionit të kthehen në vepra”
Korrupsioni e dobëson shtetin, varfëron qytetarët dhe korrupton institucionet demokratike, ndërsa çmimin e paguajnë të gjithë dhe posaçërisht familjet e rrezikuara sociale. Kështu tha në fjalimin e tij presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Ditën Ndërkombëtarë në Luftën kundër Korrupsionit.
Pendarovski tha se është i nevojshëm të krijohet sistem që ule mundësitë për korrupsion. Fjalë morën edhe kryeparlamentari Xhaferi dhe ambasadorja e SHBA-vë në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes, të cilët deklaruan se është e nevojshme që reformat kundër korrupsionit të kthehen në vepër dhe mos te mbesin vetëm fjalë.
“Para disa ditësh, mora pjesë në Forumin për varfërinë e fëmijëve dhe nga hulumtimet që u prezantuan aty, thuhet se çmimin më të lartë të korrupsionit, nuk e paguan as i korruptuari e as korruptuesi. Çmimin më të lartë e paguajnë kategoritë më të rënda të shoqërisë, fëmijët e varfër, familjet nga kategoritë e rrezikuara sociale, nënat vetushqyese, ndërsa viktima të korrupsionit janë edhe të rinjtë që nuk mund të punësohen”, tha Stevo Pendarovski, president
“Lufta kundër korrupsionit është qëllimi i cili na bashkon, rreth të cilit doemos duhet t’i bëjmë të gjitha përpjekjet tona që t’i njohim, t’i parandalojmë dhe zgjidhim dukuritë e korrupsionit në çdo pore të shoqërisë sonë, në çdo segment të vogël të aparatit shtetërorë, duke bërë reforma të domosdoshme sistemore, gjithëpërfshirëse dhe po kompromis”, pohoi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.
“E dimë që duhet përpjeke të mëtejshme për të luftuar korrupsionin, por në të vërtetë ne kemi nevojë që fjalët t’i kthejmë në vepra për të parë rezultate të vërteta. Këto vitet e kaluara, Ambasada e SHBA-së ka punuar me zyrën e zv/ministrit për luftën kundër korrupsionit që të rrisë kapacitet dhe qëndrueshmërinë”, tha Kate Marie Byrnes, ambasadore e SHBA-së./TV21