Kompletohet raundi i 1/16 në Ligën e Kampionëve

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve mes Atalantas dhe Villarrealit, ku ky i fundit ka siguruar kalimin tutje për në fazën e eliminatoreve.
Ndeshja ishte e paraparë që të zhvillohet mbrëmë, por reshjet e mëdha të borës e pamundësuan që ndeshja të vazhdonte.
Tani faza e 1/16 ose e eliminatoreve në Ligën e Kampionëve është kompletuar, kurse shorti për të mësuar çiftet do të mbahet më 13 dhjetor në ora 12:00.
Skuadrat të cilat janë kualifikuar në fazën e 1/16-ës së Ligës së Kampionëve i gjeni më poshtë:
Liverpool
Manchester City
Chelsea
Manchester United
Paris Saint-Germain
Atletico Madrid
Ajax
Sporting Lisbon
Real Madrid
Inter Milan
Bayern Munich
Benfica
Villarreal
Lille
RB Salzburg
Juventus.

Back to top button