Ditë me temperatura shumë të larta, preferohet të mos ekspozoheni në diell
Sot temperaturat do të jenë deri në 35 gradë Celsius
Përveç mjekëve që apelojnë për shmangie nga dielli dhe konsumim të lëngjeve, edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar për kujdes, pasi sot temperaturat do të jenë deri në 35 gradë Celsius dhe konsiderohet si ditë që paraqet rrezik për të gjitha moshat.
Sipas Institutit, dita e sotme do të jetë e nxehtë dhe me vapë, pasi shkalla e avullimeve ka arrit kulmin dhe njëkohësisht indeksi UV është në nivelin e lartë që paraqet rrezik për të gjitha moshat posaçërisht për ata që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes, tension të lartë dhe problemet me zemër.
“Të respektohen me përpikëri këshillat e mjekut dhe të mos ekspozohemi rrezeve direkt të diellit nga ora 9-17. Edhe shtypja atmosferike është e ulët nën vlerat e normales për 2-3 milibar. Gjithashtu është mirë të bartmi rroba me ngjyrë të hapur ( të bardha) dhe mundësisht ata që e kanë të domosdoshme lëvizjen në orët e lartë cekura të bartin ombrella me ngjyrë të hapura, jo ngjyrë të zezë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Të dielën priten kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave dhe vende-vende reshje shiu.