Ditë zie në familjen e Enca Haxhiut
Këngëtarja Enca Haxhia ditë më parë ka humbur një person të dashur të familjes.
Enca ka njoftuar në rrjetet sociale për vdekjen e gjyshit të saj.
“Gjyshi im i mrekullueshëm, artist në shpirt dhe vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë”, ka shkruar këngëtarja.


Enca ka thënë se ai ishte fansi dhe kritiku i tij, si dhe personi i parë që i ka besuar dhe e ka mbështetur në fushën e muzikës.

Këngëtarja ka treguar se gjyshi ka shkruar për të një biografi të detajuar dhe emocionuese mbi karrierën e saj artistike.
“Nuk u ndjeva gati për të publikuar në atë kohë. Por një ditë do e bëjë dhe do ja dedikoj gjyshit tim”, ka shkruar Enca./21Media
